Lajme

Akuzohet për vrasjen e katër martirëve nga Ferizaj, ngrihet aktakuzë për Krastiç

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 09 January 2020

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër serbit Zlatan Krstiq, akuzohet edhe një shqiptar.

Rrugët e fshatit Nerodime e Epërme të Komunës së Ferizajit janë të emërtuara me emrat e tyre.

Osman, Brahim, Bajram e Agron Nuhaj u malltretuan e u masakruan nga i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre Zlatan Krstic, me 26 mars të vitit 1999.

-Advertisement-

Këtij të fundit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, 20 vite më pas, i ngriti aktakuzë të mërkurën për vepren penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

Gjithë kjo ndodhi pas mbledhjës së provave e dëshmive nga familjarët e kësaj familje, të cilët ende i kanë të freskëta ato momente tragjike.

Mirë në mend gjithë këtë ngjarje e mbanë Lirim Nuhaj, që në kohë lufte ishte vetëm 10 vjeç.

Ani pse e cilëson si të vonshme ngritjen e aktakuzës, ai përsëri u shpreh se beson që drejtësia do të bie në vend.

E për 4 martirët e këtij fshati, menjëherë patën dëgjuar të gjithë.

Madje një nga banorët e fshatit, shpalos disa detaje interesante nga dita kur morri vesh për masakrën.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, bashkë me Zlatan Krstic, i ngriti aktakuzë edhe Destan Shabanit, atëbotë inspektor i Policisë Serbe.

Ai dyshohet se ka urdhëruar që trupat e tyre të varrosen pa dinjitet dhe në kundërshtim me rregullat e luftës të përcaktuara me të drejtën humanitare ndërkombëtare.

Por, të pyetur nga T7, familjaret thanë se nuk e njohin atë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera