Lajme

Akuzohet për dy vepra penale, me kërkesë të Konjufcës shtyhet gjykimi për hedhje të gazit lotsjellës

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 13 Prill 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca raportohet se ka kërkuar që të shtyhet seanca ku akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar në vitin 2016 në Kuvend.

Kjo kërkesë, siç bëhet e ditur nga “Betimi për Drejtësi”, ka ardhur pas angazhimeve të tij.

Tutje, thuhet se në mungesë të kushteve ligjore, seanca e sotme është shtyer për afat të pacaktuar.

-Advertisement-

Ndërkaq, aktakuza kundër Glauk Konjufcës për dy vepra penale ishte ngritur më 3 shkurt 2017.

Sipas aktakuzës, Konjufca më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së seancës në Kuvendin e Kosovës, ku po merrte pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti kishte përdorur armë, dhe kishte hedhur gaz lotësjellës në sallë.

Si pasojë, të pranishmit ishin detyruar që ta lirojnë sallën, derisa Konjufca kishte rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës.

Konjufca me këtë rast, akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ndërkaq, gjatë kësaj kohe, Konjufca ka penguar të përmendurit më lartë të kryejnë detyrën zyrtare, kjo pasi të gjithë zyrtarët ishin larguar nga salla.

Vepra e dytë penale për të cilën akuzohet Konjufca, është “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy