Lajme

Akuzat se s’ka investime, kështu thotë VV-ja se i shpërndau paratë Qeveria Kurti

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 09 August 2022

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të propagandojë për punët e Qeverisë. Në një postim në Facebook sot, LVV shkruan për “një sërë veprimesh e masash” për punë dhe drejtësi në vend. Këtë herë, partia e kryeministrit Albin Kurti u nxit nga kritikat se s’ka bërë investime kapitale.

“Qeveria e Republikës së Kosovës deri në Korrik 2022 ka ndërrmarrë një sërë veprimesh e masash që përmbushim qëllimin tonë për punë dhe drejtësi”, ka shkruar LVV.

“Puna dhe drejtësia nuk janë vetëm kërkesa legjitime të qytetarëve por edhe shtylla të progresit të përgjithshëm shoqëror. Puna nuk është vetëm vendi i punës por edhe mundësia për të mësuar dhe bërë përvojën e parë në jetë. Ndaj për këtë qeveria jonë ka bërë programe. Drejtësia është ajo e ligjit por mbi të gjitha është ajo shoqërore”, shkruan partia në pushtet.

-Advertisement-

LVV thotë se “Qeveria jonë është duke u përpjekur për drejtësinë penale, atë civile por mbi të gjitha edhe me atë shoqërore ku shtresat në nevojë përkrahen”.

Me shkrimin, LVV ka publikuar disa fotografi me listat e projekteve dhe planeve të nisura nga Qeveria, të cilat thonë se “do të shtohen e dinamizohen në vjeshtën e këtij viti dhe do të planifikohen për Buxhetin e ri 2023”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera