Lajme

Akuza të rënda mes Besa Gaxherrit e Sabiha Shalës, “Djali i Besa Gaxherrit ka kërcënuar Dekanin”

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 15 September 2019

Akuza të rënda ka pasur në Pressing të Televizionit 7 në mes të dy kandidateve të PDK-së dhe LDK-së.

Besa Gaxherri candidate e Lidhjes Demokratike për deputete në Kuvendin e Kosovës, ka thënë që PDK ka shkatërruar systemin e arsimit në Kosovë.

Megjithatë, kandidatja e PDK-së, Sabiha Shala, i ka përmendur një rast Gaxherrit, duke i thënë që djali i saj, ka kërcënuar dekanin e Universitetit të Pejës, Haxhi Zeka.

-Advertisement-

Madje, për këtë thotë që ka edhe fakte, shkruan gazeta inFokus.

“Besa Gaxherri, djali i juaj e ka kërcënu dekanin e fakultetin juridik, ka inçizime, ju bëni mirë që së pari ta edukoni si duhet djalin tuaj”, ka thënë Shala.

Ndërsa, ndaj kësaj akuze reagoi Besa Gaxherri.

“Puna juaj është veç me incizu, me gënjy e me shantazhu, do të shkoni në opozitë”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera