Akuza të reja ndaj kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny
Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 25 May 2021
Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, tha se ndaj tij janë ngritur edhe tri akuza të reja penale. Në një postim më 25 maj, Navalny tha se për akuzat është njoftuar nga ana e hetuesve gjatë një vizitë që i është bërë në burg.
Njëra akuzë ka të bëjë me “vjedhjen” e donacioneve në Fondacionin e tij Antikorrupsion (FBK), ndërsa një çështje e dytë ka të bëjë me “inkurajimin e qytetarëve për të refuzuar përmbushjen e obligimeve të tyre civile”. Padia e tretë, sipas tij, është ngritur për fyerje të një gjykatësi.
Navalny po vuan një dënim me burg për akuzat e përvetësimit për të cilat ai thotë se u ngritën për shkak të aktivitetit të tij politik.
Navalny, 44-vjeçar është në paraburgim që nga janari, kur u kthye në Rusi pas disa javësh të trajtimit mjekësor në Gjermani, pasi ishte helmuar me agjentë nervorë në muajin gusht.
Ai ka thënë se helmimi është porositur nga presidenti rus, Vladimir Putin, por Kremlini ka hedhur poshtë akuzat.
Që nga burgosja e tij, autoritetet ruse kanë intensifikuar fushatën kundër Navalnyt dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë më 25 maj shqyrton në lexim të dytë një projektligj që do t’iu ndalonte mbështetësve të Navalnyt të zgjidhen në pozita shtetërore.
Kremlini po synon që fondacioni i tij dhe dy organizata të tjera civile të udhëhequra nga ai të shpallen “ekstremiste” para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në muajin shtator.
Një seancë gjyqësore për të shqyrtuar këtë kërkesë është caktuar të mbahet më 9 qershor.
Mbështetja për partinë në pushtet Rusia e Bashkuar është në nivelet më të ulëta ndonjëherë, kanë treguar hulumtimet e opinionit.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...