Lajme

Akuza skandaloze në mediat italiane: Mjekëve iu injektua serum në vend të vaksinës

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 22 January 2021

Një ngjarje e rëndë dhe skandaloze është raportuar këtë të premte nga mediat italiane, lidhur me vaksinën kundër koronavirusit.

“Tgcom” shkruan se në Spitalin Rovereto të Italisë punonjësve shëndetësorë u kanë injektuar ujë fiziologjik (serum), në vend të vaksinës kundër Covidit-19.

Ngjarja mund të ketë përfshirë 5 ose 6 persona, por nuk dihet konkretisht se sa mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe kujt i është injektuar uji fiziologjik. Për t’i dhënë një përgjigje kësaj situate, të gjithë punonjësit shëndetësorë do të duhet të bëjnë testin serologjik, shkruajnë mediat italiane.

-Advertisement-

Të gjithë personat që janë vaksinuar atë ditë kanë marrë një telefonatë për të bërë testin e antitrupave. Në këtë mënyrë, do të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me vaksinën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera