Lajme

Akuza se Teutë Rrusta ka heshtur cënimin e dinjitetit të grave në Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 27 January 2018

sh Koordinatorja e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje, Teutë Rrusta po akuzohet nga aktivistja, Diellëz Arifi se ajo ka qenë në dijeni për cënimin e dinjitetit të shumë grave brenda në VV.Por që e njëjta ka heshtur ndaj këtij cënimi.

Thotë se Rrusta është një feministe e rrejshme përderisa tregon se si nuk i ka lënë anëtarët e tjera të partisë të prezantojnë nëpër tubime.Në kohën kur brenda VV-së është thelluar kriza dhe ata po akuzohen për ngacmime seksuale brenda zyreve të tyre, Arifi thotë se Rrusta ka përkrahur transmetimin e një videoje që për moto kishte “jepe me të parën” dhe që në shoqërinë tonë aludon me virgjërinë.

Arifi e akuzon Rrustën për kapje të organizatës, pasi sipas saj aktivistet nuk i ka përfshirë në prezantime.“Teuta ka qenë kundër që gratë të flasin nëpër tubime qendrore në zgjedhje lokale duke thënë se ato duhet të flasin në lagje. Po i nxorrëm nëpër tubime, ato garojnë me njëra – tjetrën.

-Advertisement-

Ajo e pranon veç një garë, atë të Dardanit. Është një feministe e rrejshme”, shkruan Arifi në FB.Të enjten Teuta Rrusta, Nol Nushi dhe 40 anëtarë tjerë të Vetëvendosjes kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Tashmë ky subjekt politik është ndarë në dy taborë në atë të Albin Kurtit dhe të Dardan Molliqajt. Nuk dihet nëse ky i fundit do të themelojë një parti të re bashkë me të dorëhequrit e tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera