Lajme

Akuza për ngacmim seksual ndaj dy 14-vjeçareve, Gjykata e lë në burg drejtorin e shkollës 9-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 09 November 2021

Gjykata e Pogradecit vendos masën arrest me burg për 40 ditë për Adriatik Haxhillarin, i cili akuzohet nga dy nxënëset e shkollës 9 vjeçare në Stropckë për ngacmim seksual.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Burime bëjnë me dije se Haxhillari nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij madje i kundërshton ato duke thënë se janë të pavërteta.

-Advertisement-

Gjithashtu jashtë kamerave familjarët e 59 vjeçarit mohojnë këto akuza duke thënë se është i pafajshëm. Pretendimet e familjarëve janë akuza për shkak të postit.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur para 3 ditëve në fshatin Stropckë të bashkisë Pogradec në shkollën 9 vjeçare ku Adriatik Haxhillari, përveçse drejtor jepte edhe mësim.

Lexo edhe: I dehur në mësim, dalin mesazhet që drejtori u dërgonte natën nxënëseve 14-vjeçare
Sipas palës së akuzës 59 vjeçari prej 2 javësh ka ngacmuar me mesazhe 14 vjeçaret dhe në telefonin e tyre janë gjetur edhe thirrje në orët e vona të natës.

Ka qenë gjyshja e njërës prej vajzave të ngacmuara ajo që ka hedhur dritë mbi ngjarjen duke kërkuar dënim maksimal për drejtorin e shkollës. Ndërkohë që reagim ka pasur edhe Drejtoria Vendore e Arsimit Parauniversitar e cila ka pezulluar 59 vjeçarin nga detyra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera