Lajme

Akuza për lidhje me drogën, dorëzohet ish shefi i rendit të Kurbinit

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 23 May 2017

Ish shefi i rendit i Kurbinit Ylli Vata është dorëzuar në polici. Ai ishte shpallur në kërkim prej disa muajsh pasi akuzohet për lidhje me trafikun e drogës.

Më 1 mars, Prokuroria e Krimeve të Rënda e kishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i lëndëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve të kryera, shefi i rendit në Komisariatin e Kurbinit, ka bashkëpunuar me një grup kriminal në kultivimin dhe më pas shitjen e kanabisit.

-Advertisement-

Grupi në fjalë është goditur në muajin nëntor të vitit të kaluar, kur u arrestuan 7 persona, një prej të cilëve efektiv policie. Nga hetimet ka rezultuar se organizatori i grupit, Lefter Neli kishte marrëveshje me shefin e rendit, Ylli Vata, se nuk do të pengohej në aktivitetin e tij kriminal. Këtë fakt, përveç hetimeve dhe dëshmive të personave të arrestuar, prokuroria e argumenton edhe me faktin që aksionet e policisë kundër parcelave me kanabis në zonën e Kurbinit dhe që drejtoheshin nga Vata, në asnjë rast nuk kanë ndërhyrë në parcelat e Lefter Nelit.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera