Lajme

Akuza për deklarata të rreme, Kurz nën hetim nga prokuroria e Vjenës

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 12 May 2021

Kancelari austriak Sebastian Kurz dhe kreu i kabinetit të tij qeverisës Bernhard Bonelli, janë nën hetim nga prokuroria anti korrupsion e Vjenës për shkak se kanë dhënë deklaratë të rreme.

Aktualisht po hetohen deklaratat e bëra nga Kurz dhe Boneli përballë një komisioni hetimor parlamentar për emërimin e përgjegjësit të kompanisë shtetërore austriake Oebag. Kurz – në një reagim të parë – kundërshtoi akuzat dhe përjashtoi dorëheqjen. Ai u shpreh se është kthyer në një traditë që në komisionet hetimore të krijohet një klimë e helmuar dhe fjalët të shtrembërohen.

Sipas Der Standard, prokuroria anti korrupsion ka ndërmend të zbardhë kontradiktat e Kurz e Boneli gjatë deklaratave të tyre në komisionin hetimor për sa i përket rolit të btyre në emërimin e përgjëgjesit të kompanisë.

-Advertisement-

Sipas të përditshmes, vendimi për hetimin erdhi pas analizimit të mesazheve në telefonin e përgjegjësit të kompanisë Oebag, Tomas Shmid. Mëngjesin e të mërkurës, para mbledhjes së këshillit të ministrave, Kurz deklaroi shkurtimisht se ishte përpjekur të përgjigjej për disa orë në komisionet hetimore dhe për fakte që datojnë vite më parë.

Partia e tij Oevp kohët e fundit ka këmbëngulur për një reformë të komisioneve hetimore parlamentare, të cilat në Austri mund të ngrihen me kërkesë të opozitës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera