Akuza nga LDK-ja në adresë të ministres Hykmete Bajrami: Dëmtoj bizneset dhe LDK-në
Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 12 May 2017
Fadil Berjani, i cili drejton Shoqatën e Naftëtarëve të Kosovës, dhe është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka akuzuar rëndë ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajramin se prej kur e ka marrë drejtimin e kësaj ministrie vetëm i ka shkaktuar dëme bizneseve në Kosovë, shkruan portali www.infokusi.com.
Konkretisht këto akuza Berjani i ka adresuar për bizneset që merrën me sektorin e naftës e që sipas tij janë biznese që janë dëmtuar për shkak të ligjit.
Sipas Fadil Berjanit, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë jo vetëm qe i ka dëmtuar bizneset por e ka dëmtuar edhe partinë e tyre, LDK-në.
Ministrja e LDK-së, Hykmete Bajrami kohëve të fundit, edhe para rrëzimit të qeverisë të udhëhequr nga shefi i saj, Isa Mustafa ka lëvduar punën e saj dhe ka folur për zhvillime të shumta pozitive që kanë ndodhur prej kur ata kanë marrë pushtetin dhe ajo është ministre e tregtisë.
Sot në Gjilan të Ferizi petroll me mikun tim Enver Ahmeti dhe Ekrem Behluli duke biseduar ku mbeti ligji i naftës, Hykmete Bajrami dëmtoj bizneset dhe LDK-në, siç duket ma problem është ligji i naftës se Demarkacioni??”, ka shkruar fillimisht në profilin e tij në FB, Fadil Berjani.
Statusi i parë i Berjanit:
Por me pas e ka edituar këtë status duke e hequr vetëm emrin e ministres Hykmete Bajrami dhe akuzat qe I bëri në adresë të saj.
“Sot ne Gjilan te Ferizi petroll me mikun tim Enver Ahmeti dhe Ekrem Behluli duke biseduar ku mbet ligji i naftës, siç duket ma problem është ligji i naftës se Demarkacioni ??”, shkruan në statusin e edituar nga Berjani.
Statusi i edituar i Berjanit:
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, vazhdimisht ka thënë se në Kosovë sfidë mbetet moskontrollimi i cilësisë së naftës pasi, sipas tij, as dy për qind e saj nuk është kontrolluar. /INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...