Sport

Akuza e Eto’o: Trajnerët me ngjyrë konsideron si njerëz të dorës së dytë

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 07 January 2019

Kamerunasi synon që një ditë të nisë punën e trajnerit.

Samuel Eto’o është një prej lojtarëve më të mirë afrikanë dhe ende vazhdon të luajë edhe pse numëron plot 37 vite mbi supe.

Aktualisht, kamerunasi aktivizohet në Lindjen e Mesme, me ekipin e Katar SC. Së fundmi, sulmuesi ka folur për mediat, në lidhje me racizmin.

-Advertisement-

Eto’o ka folur për këtë çështje duke thënë se racizmi është shumë i pranishëm në futboll, madje te trajnerët mund të jetë më shumë se te lojtarët.

Sipas 37-vjeçarit, trajnerët me ngjyrë nuk preferohen nga klubet dhe konsiderohen si njerëz të dorës së dytë.

“Disa ish-lojtarë me ngjyrë nuk duan të bëhen trajnerë edhe pse atyre u pëlqen ky profesion”, tha fillimisht ai. “Ka shumë trajnerë në Afrikë, të cilët i kanë të gjitha kualifikimet e duhura, por thjesht nuk kanë besim tek ata, ndryshe nga trajnerët e tjerë”. “Trajnerët me ngjyrë janë parë gjithmonë si qytetarë të dorës së dytë. Gjithsesi, unë fitova shumë në Evropë si lojtar dhe dëshiroj të bëj të njëjtën gjë dhe si trajner”, ka përfunduar Eto’o.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera