Lajme

Akullore me përbërje kancerogjene në Shqipëri, AKU: Brenda 7 ditësh u tërhoq e gjithë sasia nga tregu

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 17 July 2024

AKU ka reaguar lidhur me dyshimet se në Shqipëri janë shitur akullore me përbërje kancerogjene.

Me anë të një njoftim zyrtar AKU thotë se ka kryer verifikimet e sasisë të importuar si dhe ka nisur inspektimin në operatorë të biznesit ushqimor me qëllim ndjekjen e gjurmueshmërisë së produktit dhe tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e tij.

“Brenda periudhës 7 ditore nga marrja e njoftimit, është kryer inspektimi në subjektet respektive dhe më pas është bllokuar dhe asgjësuar e gjithë sasia e këtij produkti”, informoi AKU.

-Advertisement-

Sipas raportit të KLSH, rezulton se janë konsumuar 13.2 ton akullore me oksid etileni nga 17,5 ton akullore që u blenë në total.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera