Rozë

Aktorja zbulon pse u ‘zhduk’ nga sytë e publikut për një kohë të gjatë

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 23 November 2021

Prej vitit 2018, Lawrence ishte një nga aktoret më të paguara në botë. Katër filmat e saj të fundit (Passengers, Mother!, Red Sparrow dhe filmi i 12-të i X-Men, Dark Phoenix) patën një lumë kritikash.

Në kopertinën e dhjetorit të Vanity Fair, aktorja 31-vjeçare foli për rolin e saj si yll filmi dhe pse ishte e rëndësishme për të që të hiqte veten nga qendra e vëmendjes për disa kohë.

“Unë nuk po jepja cilësinë që duhet të kisha,” shpjegoi ajo. “Mendoj se të gjithëve ju bëra bajat. M’u shpif vetja. Sapo kisha arritur në një pikë ku nuk mund të bëja asgjë siç duhet.”

-Advertisement-

Lawrence tha gjithashtu se kurrë nuk do ta kalojë traumën që ka pësuar kur fotot e saj nudo u publikuan në internet në vitin 2014.

“Trauma ime do të ekzistojë përgjithmonë,” pranoi Lawrence. Vajzave të tjera të profilit të lartë, duke përfshirë Rihanna-n, Selena Gomez dhe Kim Kardashian, gjithashtu kanë përjetuar të njejtën ndjesi kur llogaritë e tyre në iCloud u hakeruan.

Lawrence së shpejti do të shihet në komedinë e fundit të Adam McKay, Don’t Look Up. Krahas Lawrence, filmi përmban një kast të mbushur me yje si Leonardo DiCaprio, Meryl Streep dhe Jonah Hill, ndër shumë të tjerë.

Aktorja është e vendosur gjithashtu të mirëpresë një fëmijë – fëmijën e saj të parë – diku vitin e ardhshëm me bashkëshortin Cooke Maroney.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera