Rozë

Aktorja shqiptare i jep fund beqarisë, martohet me ish-deputetin

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 01 January 2021

Mark Frroku dhe Rudina Dembacaj kurorëzojnë dashurinë, celebrohen në ditën e parë të vitit.

Moderatorja e njohur Rudina Dembacaj dhe partneri i saj, ish-deputeti Mark Frroku kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, pas propozimit të Markut në Cappadocia.

Ata janë martuar në një ceremoni të thjeshtë në prani të kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa ka qenë vetë moderatorja që ka ndarë lajmin e gëzueshëm me ndjekësit e saj.“Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi ne dasem)” ka shkruar Rudina.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera