Rozë

Aktorja fiton gjyqin për aksidentin me ski, dëmshpërblehet me 1 dollarë

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 31 March 2023

Aktorja e Hollywood, Gwyneth Paltrow, është shpallur e pafajshme për një aksident me ski në vitin 2016 në një vendpushimi turistik në Utah.

Terry Sanderson, 76 vjeç, deklaroi se Paltrow u përplas me të teksa bënte ski, duke i shkaktuar lëndime që i ndryshuan jetën.

Sanderson kërkoni 300.000 dollarë dëmshpërblim dhe u shpreh se vendimi ishte “shumë zhgënjyes”.

Aktorja 50 vjeçare fajësoi Sanderson për aksidentin dhe kërkoi 1 dollarë dëmshpërblim plus tarifat ligjore.

Pasi doli nga gjykata, ajo ndaloi për të folur pak kohë me Sanderson.

“Të uroj më të mirat”, i tha ajo. Ndërsa ai u përgjigj: “Faleminderit e dashur!”

Chinese Space Agency Discovers Lunar Source of Water
Keep Watching

Në një deklaratë në Instagram për 8.3 milionë ndjekësit e saj, fituesja e Oscar tha: “Kjo akuzë e rremë komprometonte integritetin tim”, duke shtuar se ishte e kënaqur me rezultatin.

Jurisë iu deshën tre orë diskutim për të arritur në përfundimin se 76 vjeçari ishte tërësisht fajtor për incidentin dhe për t’i dhënë Paltrow shumën simbolike që ajo kishte kërkuar.

Etiketa:
Betejat dramatike në “Perëndimin e Egër” basketbollistik

Të tjera