Rozë

Aktorja e njohur turke zbulon një talent të saj gjatë izolimit

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 18 May 2020

Aktorja Demet Ozdemir është çdo herë në vëmendje të mediave turke për jetën e saj private.

Gjatë xhirimeve të serialit “Erkenci kus”, Demet u përfol për një lidhje me Can Yaman.

Lidhja e tyre përfundoi me debat mediatik, por tani çifti duket se kanë mbetur miq.

-Advertisement-

Por së fundmi si shumë të tjerë dhe aktorja është karantinuar për shkak të pandemisë së krijuar nga Covid-19.

E duke qënë në një situatë të tillë aktorja ka qënë shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram ku ka ndarë momente të ndryshme me fansat e saj.

E së fundmi aktorja ka treguar se ajo ka zbuluar një talent të cilin nuk e dinte se e kishte.

Dhe ka të bëjë me punët e shtëpisë.

‘Unë mendoj se aftësia ime e re të cilën askush nuk e dinte është aftësia për fshirë dhe pastruar shumë mirë’ shkroi aktorja në rrjete sociale duke shtuar : Përfundimisht i respektoj dhe më shumë gratë shtëpiake, nuk është gjë e thjeshtë të bësh pastrimin e shtëpisë’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera