Rozë

Aktorja e famshme publikon foto intime me bashkëshortin në plazh (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 18 July 2017

Ajo është njëra ndër aktoret më të famshme në Turqi.

Mirëpo, roli i saj si “Nihan”, në serialin “Kara Sevda”, bëri që aktorja e famshme Neslihan Atagul të bëjë shumë fansa për vete edhe në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë një vit më parë, Neslihan dhe i dashuri i saj Kadir Dogulu i dhanë fund beqarisë.

-Advertisement-

Çifti simpatik këto ditë janë duke shijuar pushimet e tyre. Natyrisht nuk munguan imazhet e bukura nga Neslihan dhe Kadir, ndonëse kjo e fundit ka mahnitur të gjithë fansat e tyre.

Është aktorja e njohur ajo e cila në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi tejet të bukur me bashkëshortin e saj.

Ata shihen shumë të dashuruar, në puthje plot pasion në perëndim të diellit.

Fansat e tyre i kanë lënë shumë komente pozitive çiftit simpatik.

Ndryshe ditë më parë, Neslihan kishte publikuar momentet më të bukura të dasmës së saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera