Rozë

Aktorja e famshme pranon lidhjen me shokun e djalit, ndërsa ishte e martuar

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 12 October 2023

Në një intervistë ekskluzive për revistën People, aktorja amerikane Jada Pinkett Smith zbuloi se ajo dhe bashkëshorti Will Smith janë ndarë prej shtatë vitesh.

Duke folur hapur për martesën e saj për herë të parë që kur bashkëshorti i saj u bë kryefjala e mediave ndërkombëtare kur goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së çmimeve Oscars në 2022, 52-vjeçarja u shpreh se ata vijojnë ende të jenë të martuar ligjërisht, por jetojnë të ndarë.

Gjate intervistës ajo shpjegoi se kishte menduar të divorcohej, por nuk e morri dot si vendim.

-Advertisement-

“Kam bërë një premtim se nuk do të ketë kurrë arsye që ne të divorcohemi. Ne do të punojmë për çdo gjë dhe thjesht nuk kam qenë në gjendje ta thyej atë premtim”, u shpreh ajo.

Pinkett Smith, 52 vjeçe dhe Smith, 55 vjeç, janë të martuar që nga viti 1997.

Në korrik të vitit 2020, reperi August Alsina, mik i djalit të aktores, zbuloi se kishte qenë i lidhur me Pinkett Smith, diçka që ajo e konfirmoi gjatë një episodi me bashkëshortin e saj në “Red Table Talk”.

“Unë u ngatërrova me Augustin,” tha Pinkett Smith, duke shpjeguar se çifti “po kalonte një kohë shumë të vështirë” kur ndodhi romanca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera