Rozë

Aktorja dhe prezantuesja portugueze bën xheloze partneren CR7

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 08 November 2019

Cristiano Ronaldo dhe Georgina raportohet se kanë patur një debat të nxehtë gjatë MTV Europe Music Awards, në Sevilla.

Sipas të përjavshmes “Gente”, modelja argentinase është bërë xheloze për shkak të pranisë së Rita Pereiras, aktores dhe prezantueses portugeze, që në të kaluarën ka patur një “flirt” me “yllin” e Juventusit.

Nga rindërtimi i ngjarjes mësohet se Rita ka përshëndetur në mënyrë më shumë se ç’duhet “miqësore” CR7, duke injoruar partneren e tij me një “ciao” të thjeshtë.

-Advertisement-

Gjithsesi, Pereiria ka mohuar nëpërmjet rrjeteve sociale që diçka e tillë të ketë ndodhur, por tashmë lajmi ka marrë dhenë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera