Rozë

Aktorja 101 vjeç

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 30 June 2017

Olivia de Havilland, një prej aktoreve të filmit legjendar të 1939-s “Iku bashkë me erën”, në 1 korrik feston ditëlindjen e saj të 101-të.

Në këtë moshë, De Havilland, fituese e dy çmimeve “Oscar”, është më se në formë fizikisht e mendërisht. Në filmin e konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, ajo intepretonte Melanie Hamilton, rivalen në dashuri të protagonistes Vivien Leigh dhe personazhit të famshëm të saj, Scarlett O`hara.

Karrierën e vërtetë kinematografike, Olivia do ta niste kur regjisori Max Reinhardt e pa duke interpretuar në pjesën “Ëndrra e një nate vere” dhe u befasua aq shumë, sa vendosi t’i jepte një rol në filmin që po xhironte mbi atë temë në vitin 1935.

-Advertisement-

Edhe “Warner Bross” u mahnit me performancën e vajzës së re dhe i propozoi një kontratë 7-vjeçare. Nga këtu, nuk vonoi oferta për rolin e Melanisë, që do t`i sillte të parin e pesë nominimeve për statuetën e artë.

Karriera e Olivia-s do të shënjohej më vonë nga fitorja e një gjyqi me “Warner Bross”, por edhe rivaliteti legjendar me të motrën, Joan Fontaine, që ia vlente një skenar hollivudian. Fontaine ndërroi jetë në vitin 2003. De Havilland interpretoi gjatë jetës së saj në mbi 50 filma, në nëntë nga të cilët pati si bashkëprotagonist të famshmin Errol Flynn. Ajo do t’i tregonte më vonë revistës “LA Weekly” se kishte pasur një tërheqje të fortë ndaj Flynn, por nuk i kishte rënë kurrë në sy.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera