Rozë

Aktori shqiptar i revoltuar: “10 ditë në Sarandë të marrin kursimet e një viti punë”

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 05 August 2017

Çmimet stratosferike që ndeshen pushuesit në zonat e bregdetit kanë bërë aktorin e njohur të shpërthejë.

Marin Orhanasi, ka zgjedhur Sarandën për të pushuar, por 10 ditët e pushimit atje duket se i kanë kushtuar sa gjithë kursimet e një viti.

Nga kalaja e Lëkursit, Marini ka postuar një faturë me çmime mjaft të kripura.

“Nga Kalaja e Lëkurësit mbrëmë. Ç’e do që pamja me çmimet nuk shkon fare. Këta të huajt e kanë mirë. Një sallatë në lokal dhe bukë me vete në plazh…dhe ku? Në Sarandë. Bregdeti më i bukur që kemi. Njëherë dikush më tha këtu: Ne 2 muaj punojmë. Po, – i thashë, – kurse ne punojmë gjithë vitin që të na i marrësh ti për 10 ditë”.- ka shkruar aktori i Portokallisë. /Gazeta Express/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera