Lajme

Aktori kosovar: Varet se si e shikon, i bukur po më duket Kryeministri

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 04 June 2020

Jeton Zogjani ka komentuar zgjedhjen e kryeministrit të ri të vendit.

Jeton Zogjani në zgjedhjet e fundit ishte përfshirë në politikë, ndërsa nuk heziton edhe të komentojë situatën aktuale politike në vend, shkruan lajmi.net.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, saktësisht formimin e Qeverisë së re.

-Advertisement-

Përmes një postimi, Zogjani kishte disa fjalë për kryeministrin e ri, Avdullah Hotin. “Varet se si e shef, mu edhe i bukur po me duket Kryeministri! 🇽🇰🤝🇺🇸“, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Avdullah Hoti u shpall kryeministri i ri i vendit dje (e mërkure) në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, me 61 vota pro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera