Rozë

Aktori kosovar i reagon Von Cramonit pas qasjes së saj me policiët dje në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 29 May 2023

Aktori kosovar, Fatmir Spahiu ka reaguar pas qasjes së djeshme të Raporteses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila pyeti Policinë e Kosovës në Zveçan dje se “çfarë dreqin donin aty”.

Përmes një postimi në Twitter, aktori kosovar ka shkruar: “Po Viola Von Cramon çpati”.

Por, lidhur me pyetjen e djeshme, Von Cramon ka folur edhe sot në konferencë para gazetarëve, derisa ka thënë se nuk e kishte personale, dhe se pyetja që ajo bëri ishte legjitime.

Raportuesja për Kosovën në PE tha se sjellja e policisë në vend ngjarje me gjithë atë prezencë të shtuar, sipas saj nuk shkon me situatën e cila është krijuar në veri.

 

Von Cramon tregon nëse do t’i kërkojë falje policisë për deklaratën “Çfarë dreqin po bëni këtu”



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Studio MASTER në UNI, merr Diplomë të dyfishtë Gjermane dhe leje-qëndrim të përhershëm në Gjermani

Të tjera