Aktori i njohur shërohet nga Covidi
Autori: Gazeta inFokus
11:14 | 07 April 2021
Aktori i njohur ka fituar betejen me koronavirusin.
Çun Lajçi ditë më parë me anë të postimeve në rrjete sociale, njoftoi se është infektuar me COVID-19.
Më në fund e mundi koronavirusin.
Përmes postimit të fundit, aktori zgjodhi që përmes vargjeve të njoftojë se mundi COVID-19.
“Jo s’po del se s’po t’lëshoj!
“Kjo ruga perdridhet si gjarpër i zi
për ku po vrapon gjeneral Moisi?”
Kjo poezi e Kadaresë mu kujtua para se t’i hap sytë sot dhe u kacafyta si grethi me bletën, me Covidin e trupit tim!
Erdhe si hije e zezë dhe u fute gabzherrit tim. U shtrine mushknive t’mia si shallvareve t’Ali Pashës e vija-vija m’i bane.
Ku je nisë tash? Kujt ia ke mësy?
E sheh se asht zbardhë platoja e Kurrizit me borën e vonë t’hamsinit? Kujt po don me ia nxi shpirtin e xhepin tash?
Jo s’po del, pa mi pagua ilaçet cent për cent. Pa ma kthye pensionin e tetë muj ditëve, s’del prej gabzherrit tim, se erdhe me ma marrë shpirtin e nji muej luftove me mushknitë e mia!
Rri aty përfundi gabzherrit virus i qelbun që e qelbe dynjanë, se s’del pa ta shtypë t’zezën tande.
Ke hi n’mushknitë e malësorit e t’ka dalë kapuç me mangë tamli i bardhokave, maza e koritave, borinicat e drethet e tamli me borë!
Rri me artistin e lueje ti vdekjen unë jetën, se populli duhet mu argëtua me diçka n’ditët e karantinimit!
T’kujtohet sa artistat i bane dhé?
I thashë këtij far mut Covidit sot kur e pashë se po binte borë e ai po mundohej me ikë prej trupit tim!
Si duket ishte mërzitë me mushknitë e mia e s’kishte çka hante, se ato kishin nisë me hangër ate!
E kishte kapë zavali me dalë prej zgurit tim e kur erdhi të arra e fytit, ia ngjita vetit për gabzherrit!
Prit njiherë prit, se nuk shkon pa m’kallxua, sa shpirta i more para se me hi n’gjoksin tim?
Ishin vajza? Djem a pleq si unë?
Mos ishte miku im Lurani?
MoZot t’keshë qenë n’shpirtin gazmor t’Cimës se me thojtë e mi t’baj stërkalë!?
Po flisja me gabzherrin tim që sot heret n’mengjes e kisha kapë tue shtrengua me thoj, kur e mora vesh se virusi po dilte nga jeta ime!
Thashë, s’po e lëshoj pa dalë n’teracë e me bertetitë: O rujuni se doli nga unë ky mut Covidi e asht turrë si i çmendun Platosë së Kurrizit.
Por ishte tue ra borë e mu mërdhinënë kokërrat. Qesha e thashë: Edhe ti paske mu ngri more virus zeza dhe hina nën jorgan mu nxe!
U mërzita pak, se tash s’muj me iu thanë: O ikni, ikni se po vjen Çuni me Covid!
A dini pse? Se dje dola me ecë kah Katedralja. Por mu nxu fryma dhe u t’fillova me hi të njeni n’dugajë me pushua. Kur m’pa, e kapi karrikën e bërtiti: Rri përjashta rri, mos hi mbrenda, se po ta bi karrikën !
M’erdhi randë shumë. Se kështu kam pa tue iu thanë këtyne t’çmendunve e lypsarve!
I thashë as mos ma bje karrikën as s’po ta la covidin. E mbys e s’ta la n’dugajë dhe e kapa gabzherrin prap me thoj e si breshka shkova n’furrikun tim!
P.S
Jo, s’kam Covid ma, duel dje, se s’mujta me mbajt gabzherrin se mu nxu fryma!
Dardani, 07.04.2021″.
Të tjera
-
Infektologu Sadiku flet për variantin britanik të Covid-19, thotë se përhapet shumë shpejt te të rinjtë
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka thënë...
-
Një muaj paraburgim për policin, akuzohet për keqtrajtim gjatë detyrës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Sot seanca për Haxhiun, Lekaj Kadaj-Bujupi, Baftiu
Për këto veprime, katër të akuzuarit po dyshohet se secili veç e veç kanë kry...
-
13,236 raste aktive me COVID-19
Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 13,236 raste, numri i përgjithshëm i person...
-
Nagavci paralajmëron largimin e notave për nxënësit e klasave 1 deri në 5
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se e ka n...
-
Mbahet seanca ndaj 11 veteranëve të UÇK-së
Mbahet seanca e katër ndaj Xhevdet Qeriqit dhe 10 veteranëve të Ushtrisë Çlir...
-
Ramazani i dytë në pandemi/ Mekë, 10 dezinfektime në ditë, hyjnë të vaksinuarit
Ditën e parë të Ramazanit të dytë në pandemi, besimtarët myslimanë e kanë gje...
-
Vazhdon rënia e rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, pak para lirimit të masave
Sot në Kosovë janë shëruar edhe 1009 pacientë me koronavirus, shifër kjo reko...
-
Sot vaksinohen të moshuarit në shtëpitë e kujdesit
Sot vaksinohen të moshuarit në shtëpitë e kujdesit. Komiteti për vaksinim ...
-
Moti në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën do të mbajë mot...
-
Ostojiç: Shërbimet sekrete ruse janë të shthurura në Serbi
Gazetari dhe politikani serb Zoran Ostojiç, në një emision televiziv në Beogr...
-
Pabarazi në vaksinim/ OBSH: Fundi i pandemisë është ende larg
Në vitin e dytë të pandemisë së koronavirusit pavarësisht fushatës së vaksini...