Lajme

Aktori Naser Rafuna ja bën si Isa Mustafa, kështu ironizon me kandidatët për Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 15 October 2021

Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna, ka ironizuar me kandidatët për kryetar të komunës së Prishtinës.

Ai përmes një postimi në ‘facebook’, ka shkruar se Prishtinën do e fitonte me duar në xhepa.

“Veq s’kam qenë kurrë edhe s’jam me ndonjë parti politike se Prishtinën…me duar n’ xhepa ta kisha marrë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Kështu pati thënë ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, vite më herët, por i pati humbur zgjedhjet pas dy mandateve në krye të Prishtinës.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen këtë të diel. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera