Aktori i Hollivudit i drejtohet Zelenskyt: Ju jeni heroi im
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_1-10-852x460.png)
Autori: Gazeta inFokus
10:20 | 21 June 2022
Aktori i Hollivudit dhe ambasadori i vullnetit të mirë i Kombeve të Bashkuara, Ben Stiller e ka konsideruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky si heroin e tij, gjatë një vizite në Kiev.
“Ajo çfarë keni bërë, mënyra si keni mobilizuar shtetin, botën, është vërtet inspiruese”, ka thënë ylli amerikan 56-vjeçar, duke iu referuar fjalimeve të Zelenskyt para parlamenteve në gjithë botën.
“Është nder i madh për mua… ju jeni heroi im”, ka thënë Stiller, i cili është emëruar ambasador i vullnetit të mirë i OKB-së më 2018.
Vizita e tij në Kiev dhe takimi me Zelenskyn janë realizuar në Ditën Botërore të Refugjatëve.
Zelensky dhe Stiller kanë diskutuar nevojat e personave të zhvendosur përkohësisht në Ukrainë dhe Poloni, të cilët Stiller i ka vizituar para se të takonte Zelenskyn.
Gjatë vizitës së tij, Stiller ka vizituar edhe lagjet e Irpinit, ku janë zhvilluar luftime të ashpra në ditët e para të luftës.
“Mendoj se është e vështirë të kuptosh se çfarë po ndodh këtu, nëse nuk keni qenë personalisht në këto ambiente”, i ka thënë ai Zelenskyt.
Të dy kanë folur edhe për karrierat që kanë pasur si aktorë komedianë.
”Ju keni hequr dorë nga një karrierë e mrekullueshme aktrimi”, i ka thënë Stiller, Zelenskyt.
“Jo aq të mirë sa e juaja”, i është përgjigjur Zelensky.
Para fitores në zgjedhjet presidenciale më 2019, Zelensky është njohur më së miri për rolin që ka pasur në një serial televiziv, ku ka luajtur rolin e një mësuesi në një shkollë të mesme./Rel
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/comodita-gjermani-frankfurt-181.jpeg)
Të tjera
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...
-
Kurti takohet në Paris me Bernard Kouchner, flasin për intervenimin e NATO-s, periudhën e paslụftës e deri në shpalljen e pavarësisë
Kryeministri Albin Kurti është takuar në Paris me ish ministrin francez dhe P...
-
Një alpinist nga Kosova dyshohet se ka vdẹkur në Valbonë
Një alpinist nga Kosova raportohet se ka vdekur në zonën e Alpeve në vendin e...
-
Dokumentet serbe për qytetarët e Kosovës, ilegale në deklarime e të njohura në praktikë
Vendim “i padrejtë dhe i dëmshëm”, si dhe “cenim i integrimit të serbëve të K...
-
Haradinaj kujton Adem Demaçin: Frymëzues për brezat e tërë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përk...
-
Koci: Po kërkohet pështyma e nënës për të identifikuar trupin e Faton Hajrizit
Avokati Arianit Koci nga Serbia ka thënë se zyrtarët e Serbisë kanë kërkuar a...
-
Osmani pritet nga Macroni në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike
Presidentja Vjosa Osmani bashkë me bashkëshortin e saj janë pritur nga ho...
-
Kurti pritet nga Macron para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur në Pallatin Elysee nga presi...