Rozë

Aktores i vidhen qindra mijëra dollarë

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 24 July 2017

Aktorja dhe këngëtarja e famshme Hilary Duff ka qenë caku i fundit i grabitjeve.

Ajo ka kuptuar efektin e keq të postimit të fotografive nga pushimet në Instagram, gjë që e shfaq shtëpinë e saj të zbrazët si cak i grabitësve të stolive.

TMZ ka kuptuar se dikush është futur në shtëpinë e Hilaryt në Beverly Hills, duke thyer derën dhe duke zbuluar vendin ku Duff i lë stolitë.

-Advertisement-

Alarmi nuk ishte ndezur gjatë tërë kohës.

Hilary dhe familja e saj ishin në Kanada. Ajo postoi fotografi dhe video të shumta duke bërë të ditur se ishte jashtë shtetit.

Ajo është ende atje, kështu që policia ende nuk e di shtrirjen e grabitjes, shkruan rtv21.tv.

Burimet e TMZ thonë se dëmi i bërë arrin në qindra mijëra dollarë.

Hilary i bashkohet listës së të famshmëve që janë grabitur, përfshirë këtu Scott Disick, Ronda Rousey e Michael B. Jordan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera