Lajme

Aktivizohen 900 “internet-spitale” për mjekësinë

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 29 October 2020

Shërbimet e telemjekësisë po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në sistemin shëndetësor kinez, me 900 spitale të dedikuara që veprojnë tashmë në të gjithë vendin. Kjo u njoftua nga Mao Qun’an, kreu i departamentit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, gjatë një konference shtypi kushtuar reformës dhe zhvillimit të Shëndetësisë gjatë Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020), shkruan “Xinhua”.

Spitalet në internet u krijojnë mundësi pacientëve të kenë akses në një institucion lokal mjekësor, ku ata mund të marrin një konsultë online nga një mjek, në një spital të madh urban. Sipas Mao, është krijuar një rrjet i largët i bashkëpunimit mjekësor, që mbulon më shumë se 24.000 institucione shëndetësore të vendosura në prefektura në të gjithë vendin.

Këto shërbime, shtoi Mao, plotësojnë më së miri nevojat shëndetësore të popullatës, duke zvogëluar rrezikun e infektimit të shkaktuar nga vizitat ballë për ballë, për shkak të situatës së pandemisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera