Uncategorized

Aktivizimi i Speciales stopon njohjet e Kosovës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 30 June 2017

Funksionalizmi i Gjykatës Speciale, do ndikojë jashtëzakonisht shumë në konfigurimin politikë në Kosovë, mirëpo përveç kësaj do ketë edhe të tjera pasoja që do dëmtojnë shtetasin e Kosovës.

Në kohën kur kanë mbetur çështje ditësh ngritja e aktakuzave të para, njohës të sistemit të drejtësisë theksojnë dëmet edhe të anës tjetër të këtij procesi.

Sipas avokatit Tomë Gashi, me formimin e kësaj Gjykate Kosovës i kanoset dhe një rrezik tjetër imediat, siç janë mosnjohjet e mëtejshme.

-Advertisement-

Puna e madhe e bërë ndër vite në aspektin diplomatik mund të mos rezultojë efektive dhe te kemi një ngecje në vazhdimësi sa i përket njohjeve te reja pasi tashmë shtete të tjera do hezitojnë ta njohin Kosovën.

Destabiliteti në Kosovë hiqet si opsion nga ana e Gashit, por ai ripërsërit idenë e tij se kjo gjykatë në mënyrë absolute nuk duhej votuar dhe dëmton rëndë imazhin e UCK-së.

Ndërsa Ehat Miftaraj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, shprehet se Gjykata speciale, tashmë është gati dhe që në javën në vijim mund të kemi pranimin e aktakuzave të para.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera