Aktivistët që u larguan dje nga Vetëvendosje kanë një paralajmërim për hapat e mëtutjeshme
Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 26 January 2018
Rreth 30 aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” janë larguar dje nga partia, pas pakënaqësive brenda subjektit ku qëndruan për shumë vite.
Njëra prej tyre është edhe Teuta Rrusta e cila përmes një shkrimi të gjatë në “Facebook” ka folur për hapat që do t’i ndërmarrin më tutje.
Sipas saj, ky nuk është fundi. “Të kërkosh ushtarë, dhe të kërkosh që ata të mos mendojnë përbën problem serioz që dërgon drejt instrumentalizimit”, shkroi ajo.
Postimi i plotë:
Ky nuk është fundi
Te dashur shokë e shoqe,
Përkushtimi pranë Lëvizjes VETËVENDOSJE! përshkruan edhe jetën tonë. Shumica prej neve kemi ardhur në moshë të re dhe me vullnet të zjarrtë. Në Lëvizje e kemi mësuar vlerën e kritikës, kemi kuptuar rëndësinë e leximeve për ta mprehur dhe thelluar atë. Por ajo çfarë kemi parë gjatë këtij një viti është përpjekje për desubjektivim.
Largimi ynë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! sot duhet parë si mundësi që vetë Lëvizja të shihet në pasqyrë. Ajo nuk është më e njëjta. Në Lëvizje jemi mësuar që realizimi i vetvetes të jetë në përputhje me interesin kolektiv, gjithmonë duke u nisur nga ky i fundit. VETËVENDOSJE! sot është arenë luftërash meskine, pa kauzë e pa fre. E dimë se po të pranonim të bëheshim pjesë e këtyre ujërave, këtij bataku të cektësisë e servilizmit, do të mirëpriteshim me shpërblime, por kjo është veç arsye shtesë për ta kundërshtuar këtë degradim.
Zhvillimi i ngjarjeve nga tetori i vitit 2016 na e ka bërë të ditur se kjo tatëpjetë tashmë e ka tejkaluar pikën kritike dhe nuk mund të ndalet brenda Lëvizjes. Ndaj, jemi të bindur se e vetmja rrugë për ta ruajtur besimin mbetet ndarja.
Meqë është hedhur shumë baltë sidomos mbi tri vitet e fundit të punës pranë Sekretariatit të Përgjithshëm, duhet ta themi që e vërteta është komplet ndryshe. Këto kanë qenë njëkohësisht edhe ndër tri vitet më të rëndësishme të Lëvizjes. Jo shkaku ynë, por sepse ishin ndër tri vitet më të rëndësishme për Kosovën. Kanosja e vendit përmes dy proceseve, atij të demarkacionit dhe asociacionit, u përballën me kundërshtim të madh nga qytetarët, përmes qindra tubimeve, qindra takimeve, dhjetëra protestave lokale, peticionit disa javor, pastaj protestat dhe aksionet në Prishtinë. Këto janë edhe përditshmëria e aktivistëve të Lëvizjes, një pjesë e të cilëve sot po largohemi përfundimisht nga Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Është folur shumë dhe keq për disa nga aktivistët që janë pjesë e kësaj trupe organizative andaj e kemi për detyrim që t’i themi disa fjalë. Sekretariati aktualisht përbëhet nga rreth 30 persona të cilët punojnë me orar të plotë në fusha të ndryshme. Shumë prej tyre janë që një kohë të gjatë aktivistë të Lëvizjes. Shumica dërrmuese e tyre i ka kaluar të gjitha shkollat e brendshme organizative e politike. Sekretariati i Përgjithshëm përveç punëve teknike të përditshmërisë, ka pasur rol prijës në secilin aktivitet të Lëvizjes. Këta kanë qenë aktivistë të përzgjedhur me kujdes nga të gjitha komunat e Kosovës. Miratimin e tyre e kanë bërë organet e Lëvizjes përfshirë këtu edhe Albinin dhe të tjerët që fyejnë e kritikojnë sot. Përmes tyre, bashkë me aktivistët vullnetar është organizuar secila punë brenda Lëvizjes.
Në Lëvizje parim pune kishim besimin e ndërsjellë midis shokëve e shoqeve, dhe jo dyshimin për ta. Kritika kishte qëllim korrigjimin e tjetrit, dhe jo etiketimin e sulmin, aq më pak dyshimin në motivet e tyre. VETËVENDOSJE! nuk është më e tillë.
Si të rinj, të kalitur në aksione e protesta e të mësuar në Lëvizje, s’kemi pyetur se kush është më i “forti”, por si t’i japim forcë drejtësisë. E kemi ditur se përmbi secilin individ qëndron kauza për të cilën përpiqemi. Ajo na bashkon dhe na bën kolektiv. VETËVENDOSJE! më nuk është kështu.
Sot na thuhet se teprimi me filozofi e sociologji është individualizëm e mendjemadhësi. Kurse, në anën tjetër kërkohet disiplinë e rregullt prej ushtrie. Disiplina e lufta, por edhe organizimet e tilla, kanë kuptim vetëm kur janë vetëreferenciale, kur shpjegimi mbi qëllimin e luftës buron nga vetë ata që marrin pjesë në të. Vetëm kur ata janë vetë të mbrujtur e të mishëruar me këto qëllime, dhe jo ndonjë autoritet i jashtëm, lufta e organizimi është i vërtetë. Të kërkosh ushtarë, dhe të kërkosh që ata të mos mendojnë përbën problem serioz që dërgon drejt instrumentalizimit.
Një organizatë e tillë më nuk është politike. Dhe nuk merret me politikën. Ajo pretendon se politikën e ka zgjidhur. Nuk kërkon më mendje, vetëm muskuj, nuk kërkon më zemër, vetëm duar votash. Parulla kryesore kohëve të fundit është bërë MATUNI. Me VOTA. Duke e keqkuptuar politikën si shumë agregate numrash e jo si arenë përplasjeje mendimesh e botëkuptimesh. E kështu duke e reduktuar angazhimin në organizatë si punësim me pagë e jo si projekt emancipimi. Në VETËVENDOSJE! më nuk ka kushte për angazhim politik. Prandaj edhe kemi vendosur të largohemi nga Lëvizja VETËVENDOSJE! që ta vazhdojmë angazhimin politik. Që të vazhdojmë t’u japim zë të nëpër këmburëve, të përjashturëve, të diskriminuarëve, të eksploaturëve. Ky nuk është fundi.
Të tjera
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...