Lajme

Aktivistët e VV-së të dyshuar për terrorizëm arrijnë në gjykatë, pritet aktgjykimi

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 17 November 2017

Të akuzuarit për terrorizëm nga Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur në Gjykatë ku për pak pritet të fillojë seanca ku do të shpallet aktgjykimi ndaj tyre.

Deputeti Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha akuzohen se kanë sulmuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në gushtin e vitit të kaluar.Gjykata Themelore do të vendos sot në lidhje me fajësinë apo pafajësinë e të dyshuarve.

Në mesin e të akuzuarve në këtë grup ka qenë edhe tashmë i ndjeri Astrit Dehari, i cili më 5 nëntor të vitit të kaluar ka vdekur në burgun e Prizrenit në rrethana deri më tani të pasqaruara.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera