Lajme

Aktivistët e Vetëvendosjes kërkojnë “drejtësi për Astritin”, përleshen me Policinë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 05 May 2017

Një aktivitet i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka eskaluar edhe në një përleshje ndërmjet tyre dhe policisë.

Aktiviteti i tyre po zhvillohej në gjashtëmujorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.

Një aktivitet i tillë u karakterizua me grafite në veturat zyrtare, ku shkruante ‘Drejtësi për Astritin”.

-Advertisement-

Në një postim të VV-së ku edhe është publikuar një video shkruan: “Janë bërë 182 ditë që kur aktivisti Astrit Dehari vdiq në rrethana të pasqaruara në Burgun e Prizrenit. Tash e 6 muaj askush nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë krim, vdekjen e tij në duart e shtetit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera