Lajme

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje i hyjnë garës zgjedhore edhe në këtë komunë të Zvicrës

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 21 January 2022

Dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë hyrë garës në zgjedhjet lokale në  qytetin e Cyrihut tw cilat mbahen me 13 shkurt.

E LVV-ja ka bërë thirrje që të gjithë mbështetësit e kësaj partie në Cyrih të mbështesin dy kandidatët, aktivistë të kësaj partie.

Është Reis Luzhnica që garon në qarkun 3 dhe mban numrin 5 në listë dhe Gadaf Muharremi garon në qarkun 12 dhe mban numrin 4 në listë.

-Advertisement-

“I ftojmë mbështetësit e Lëvizjes që kanë të drejtë vote në zgjedhjet komunale në qytetin e Zyrihut (Zürich), të votojnë aktivistët tanë që kandidojnë në listat e Partisë Socialdemokrate. Reis Luzhnica garon në qarkun 3 dhe mban numrin 5 në listë, ndërsa Gadaf Muharremi garon në qarkun 12 dhe mban numrin 4 në listë”, thuhet në njoftimin e LVV-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera