Lifestyle

Akti seksual: Si e shohin femrat dhe si meshkujt?

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 23 November 2017

Është e vërtetuar shkencëtarisht se meshkujt dhe femrat nuk kanë të njejtin tru, kjo nuk nënkupton se dikush është më i mençur apo më i trashë, më i mirë apo më i keq- thjeshtë nënkupton se janë të ndryshëm. Në të shumtën e rasteve, gjithashtu është vërtetuar se meshkujt dhe femrat nuk sillen, ndjejnë, mendojnë dhe reagojnë në të njejtën mënyrë. Andaj edhe aktin seksual meshkujt dhe femrat e përjetojnë ndryshe nga njëri-tjetri.

Stimulimi vizual

Stimulimi vizual është shumë i rëndësishëm për meshkujt pasiqë ashtu ata ndezin epshin. Ata koncentrohen posaqërisht në disa pjesë të trupit, ato të cilat u interesojnë më tepër. Femrat në anën tjetër, edhe ato stimulohen vizualisht mirëpo duhet që kjo të kombinohet me kontekstin dhe gjithçka tjetër ku ndodhen. Femrat i stimulojnë gjestet, fjalët dhe ambientet romantike, dëshirojnë të puthen, përqafohen, preken, ndërsa meshkujt seksin e shohin vetëm si orgazëm. Gjegjësisht, meshkujt janë të fokusuar vetëm në përfundimin e aktit – përfundimit të lumtur me orgazëm.

-Advertisement-

Konteksti seksual

Është interesante se femrat rrallëherë mund të eksitohen vërtetë vetëm me një shikim ndaj mashkullit lakuriq apo gjenitaleve të tij, mirëpo mund të eksitohen nga fotot e mashkullit në ndonjë pozë seksuale pasiqë atë foto e ndërlidhin me ndonjë tregim që e kanë në kokë. D.t.th e shikojnë kontekstin e plotë të një fotografie ndërsa meshkujt në anën tjetër dëshirojnë kuadro të mëdha të pjesëve të trupit femëror, posaqërisht gjenitalet.

Seksi dhe bërja dashuri

Femrat nuk e përjetojnë seksin si një numërim mbrapsht derisa të arrihet orgazma, apo si një test apo detyrë, e përjetojnë si një kombinim i ndjenjave, imagjinatës dhe reagimeve emocionale që në fund sjellin edhe kënaqësi fizike. Truri mashkullor seksin e percepton si një rrugë njëkahëshe e cila nuk ka kthim mbrapa. Për femrat paraloja, puthjet dhe prekjet janë kënaqësi që i bën të presin me padurim se çfarë vjen pas, andaj në ato momente kënaqen sikur të përjetojnë orgazëm, i cili është shpërblim në vete. Truri femëror është një vend i organizuar në të cilin prioritet ka lidhja ndërsa tek meshkujt seksi nuk është direkt i lidhur për ndjenjat pasiqë ato vinë në plan të dytë, tek femrat gjithçka ndodh në kokat e tyre. Me një fjalë, meshkujt duan seks ndërsa femrat duan të bëjnë dashuri./femra.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera