Lajme

Akti i fundit i Mikullovcit: “Leze e Xhevat do ta bëjmë teatrin atje lart”

Autori: Islam Morina 21:42 | 14 October 2020

Pak ditë pas vdekjes së artistes së madhe Leze Qena, aktori Adem Mikullovci, kishte bërë një video prekëse dhe tejet emocionale, të cilën e ka publikuar në Facebook bashkëshortja e Ademit, Lumnija, shkruan Gazeta inFokus.

Ai sikur e kishte parandjerë se tashmë shfaqja e tij po shkonte drejt fundit, se perdja po binte e dritat do të fikeshin për teatrin e tij, teatrin e tyre.

” Lezes e Xhevatit nëse më dëgjojnë atje lart në amshim, pritmëni se do t’vi shumë shpejtë atje lart dhe teatrin që kemi dashtë ta bëjmë këtu, do ta bëjmë atje lart”, thoshte tashmë i ndjeri Adem Mikullovci.

-Advertisement-

Dhe ashtu ndodhi, pak muaj pas Lezes edhe Ademi e luajti aktin e fundit në teatrin e kësaj bote, duke iu bashkuar Lezes e Xhevatit. Perdja ra, dritat u fikën dhe i pa përsëritshmi Adem Mikullovci, i mbylli sytë për jetë.

Mbase tash atje lart me miqtë e tij, Lezen, Xhevatin dhe aktorët e tjerë e kanë bërë teatrin që ëndërruan ta bënin këtu, për ne. Mbase tashmë edhe janë duke luajtur në skenën e madhe të parajsës.

Sa keq që nuk do t’i shohim deri ditën kur edhe për ne, të bie perdja e të fiken dritat përjetësisht./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera