Lajme

Akte dhune e vandalizmi, këto janë pamjet që vijnë nga selia e PD-së

Autori: Islam Morina 13:05 | 08 January 2022

Protesta e paralajmëruar si paqësore dhe e qetë nga Sali Berisha para selisë së PD-së në Tiranë, ka agravuar në episode dhune e vandalizmi.

Përkrahës të Berishës me anë të mjeteve të forta po provojnë që të shqyejnë dyert e selisë në mënyrë që të marrin kontrollin e selisë blu, shkruan Gazeta Infokus.

Berisha vet i ka mohuar aktet e dhunës dhe ka bërë thirrje që Basha të jetë ai që të ndalojë dhunën.

-Advertisement-

Lidhur me këtë ka pasuar edhe një reagim nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila ka kërkuar që palët të përmbahen nga dhuna.

Përderisa pak çaste më parë nga selia e PD-së, Lulëzim Basha, ka lëshuar një deklaratë për media me atë së cilës i kërkohet Policisë së Shtetit që të ndërhyjë.

Protesta vazhdon të vijojë dhe tashmë pamjet që vijnë nga atje janë të trishta, sepse sjellin në mendje shumë episode dhune që shqiptarët kanë përjetuar si pasojë e politikës kriminale e të pa përgjegjshme karshi Shqipërisë dhe shqiptarëve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera