Lajme

Aktakuzë për vrasje dhe fshehje të provave në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 07 July 2017

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurit H.A. për vepër penale “Vrasja e rëndë” dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,shkruan Indeksonline.

Sipas njoftimit për media, po ashtu, Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.A. për vepër penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë” dhe për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri H.A. më 24.02.2017 rreth orës 12:00 në Pejë, me dashje privon nga jeta të ndjerin I.N. dhe vë në rrezik jetën e të dëmtuarit B.N. ashtu që pas një mosmarrëveshje në mes të të lartcekurve, i pandehuri nxjerrë një revole nga çanta e tij me të cilën shtënë në drejtim të të ndjerit dhe të dëmtuarit dhe si pasojë e kësaj ndërron jetë I.N. dhe plagoset i dëmtuari B.N.

-Advertisement-

Ndërsa i pandehuri I.A. në vendin dhe kohën e përshkruar sikur më lart, me dashje fshehë provat me të cilat është kryer vepra penale, në atë mënyrë që, pas kryerjes së veprës penale të vrasjes nga i pandehuri H.A. i pandehuri I.A. merr armën me të cilën është privuar nga jeta i ndjeri I.N. dhe të njëjtën e fshehë në shtëpinë e tij e cila më pas është gjetur dhe sekuestruar nga Policia e Kosovës. Po ashtu, i pandehuri I.A. me datën dhe kohën e njëjtë merr pjesë në rrahje e cila rezulton me vdekjen e të ndjerit I.N. dhe plagosjen e të dëmtuarit B.N.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtor, t’i dënoj sipas ligjit për veprat penale të cilat i’u vihen në barë dhe të konfiskohet arma me të cilën është kryer vepra penale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera