Lajme

Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve komunalë në Klinë për keqpërdorim të detyrës

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 20 July 2022

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve L.M ., A.G. dhe N.G., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”,

“Sipas aktakuzës, të pandehurit L.M. (në cilësinë e drejtorit të Urbanizimit dhe Mbrojtjes se Mjedisit në komunën e Klinës) dhe A.G.(udhëheqës i sektorit të ndërtimit dhe banimit në këtë drejtori), në dy raste të ndara, duke vepruar në bashkëkryerje dhe duke tejkaluar kompetencat zyrtare, lëshojnë leje ndërtimore për subjekte ekonomike të caktuara dhe atë në kundërshtim me ligjin për ndërtim dhe planin rregullues urban”.

“Gjithashtu, i pandehuri L.M, (në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtjes se Mjedisit), në tejkalim të kompetencave të tij zyrtare dhe duke vepruar në kundërshtim me ligjin për hekurudhat, nxjerr vendime me të cilat i mundëson subjektit ekonomik të caktuar ndërtimin e objektit në afërsi të vijës hekurudhore, duke mos respektuar distancën e paraparë me ligjin në fjalë”.

-Advertisement-

“Kurse, i pandehuri N.G., (inspektor i ndërtimi), duke mos përmbushur detyrat e tij zyrtare, si dhe duke vepruar në kundërshtim me ligjin për ndërtim, ligjin për inspektorat dhe udhëzimin administrativ për mbikëqyrje inspektuese i mundëson subjekteve të caktuara ekonomike në tri raste të ndara, ndërtimin e objekteve në kundërshtim me lejet dhe kushtet ndërtimore”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë. ​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera