Lajme

Aktakuzë ndaj personit që kreu vrasje në janar të këtij viti në qytetin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 05 October 2022

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.S., për shkak të veprës penale “Vrasje”.

“I pandehuri K.S., akuzohet se me datë 20 janar të këtij viti, në ora 14:54, në qytetin e Pejës, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me viktimën E.M., ditën kritike, duke përdorur mjetin e prehet ka goditur disa herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e plagëve të marra, përkundër trajtimeve mjekësore nga Spitali Rajonal i Pejës, viktima nuk ju mbijeton plagëve dhe gjen vdekjen po atë ditë rreth orës 16:05”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale e cila i vihet në barrë dhe i njëjti të marrë dënimin e paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera