Lajme

Aktakuzë ndaj një personi që bënte propagandë në Facebook për ISIS

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 17 January 2018

Prokuroria Speciale e së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ndaj të pandehurit B.Q nga Mitrovica për shkak të veprës penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës i pandehuri B.Q. në vazhdimësi gjatë vitit 2017 përmes rrjetit social “facebook” me anë të postimit të xhirimeve audio-vizuele dhe fotografive ka bërë propagandë në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke i përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit terroriste nëpër botë, duke bërë thirrje të gjithë myslimanëve që t’i bashkëngjiten “luftës së shenjtë” për XHIHAD, e që gjatë muajit nëntor të vitit 2017 në llogarinë e tij të rrjetit social “facebook” ka shpërndarë fotografi kërcënuese. Me këto veprime i pandehuri B.Q. ka kryer veprën penale të lartcekur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera