Lajme

Aktakuzë ndaj një personi, mori pjesë në vrasjen e 16 civilëve shqiptarë më 1999

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 15 September 2023

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit E. K. për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Krime të luftës kundër popullsisë civile’’.

Bëhet e ditur se hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në vrasjen e 16 civilëve të nacionalitetit shqiptarë, ngjarje kjo e cila ka ndodhur më 8 maj 1999, në fshatin Staradran të komunës së Istogut.

I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera