Aktakuzë ndaj kosovarit të përfshirë në luftërat e ISIS-it

Autori: Gazeta inFokus
10:28 | 03 December 2021
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një personi të dyshuar për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, raporton Express
Në njoftimin e Prokurorisë Speciale bëhet e ditur se i pandehuri N.L. i është bashkuar organizatës terroriste “Gjabat Al-Nusra” e po ashtu ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë.
Në vitin 2013, përmes Aeroportit të Stambollit ai është kthyer në Kosovë.
“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri i lartcekur me paramendim, me dashje si dhe me përgatitje paraprake me qëllim iu ka bashkëngjitur organizatës terroriste “Gjabat Al –Nusra” në Siri. Ndërkaq, pasi që ka përfunduar ushtrimet taktike dhe luftarake, i pajisur me armë ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, më pastaj më datë 28.04.2013, përmes Aeroportit të Stambollit është kthyer në Kosovë”, ka njoftuar Prokuroria.
N.L. bashkë me gruan e tij, F.L., dy vajzat dhe nusen e djalit E.K., kanë shkuar në Gazientep ku janë pritur nga pjesëtarë të ISIS-it.
Ai më pas është dorëzuar te Forcat Demokratike Siriane ku ka qëndruar deri më 17 korrik dhe është riatdhesuar në Kosovë.
“Gjithashtu, i pandehuri N.L., me bashkëshorten e tij F.L., dhe dy vajzat, si dhe me nusen e djalit E.K., kanë vazhduar rrugën për në qytetin Gazientep ku është pritur nga pjesëtarët e ISIS-it duke kaluar kufirin rrugëve ilegale kanë depërtuar në Siri, fillimisht në qytetin Bablimon e më pastaj në qytetin Gjerablus, ku edhe janë shoqëruar nga i biri i tij B.L., dhe një person tjetër, e që nga i njëjti është pajisur me pushkë automatike dhe municion duke marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, më pastaj është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane ku ka qëndruar deri më datë 17.07.2021 dhe është riatdhesuar në Kosovë. Me këto veprime i pandehuri N.L., ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist në vazhdim” nga neni 143 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 ë KPRK-së.”, thuhet në njoftimin e PS-së.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale t...
-
Qeveria për rritjen e tarifave të energjisë: Është e drejtë që të mos preken amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar raportet konsultative pë...
-
Haradinaj për mospagesën e orëve shtesë të policëve: Këto skandale i shkojnë për shtati veç armiqve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi policëve të Kosovës nuk ...
-
Policët ende pa kompensim për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, Sindikata kërkon reagim nga Qeveria
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për vonesat...
-
Rritja e tarifave të energjisë, INDEP thotë se raportet e publikuara nga ZRrE-ja kanë mungesë të theksuar transparence
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka dërguar sot në Zyrën e Rregulla...
-
Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka emëruar Mark Brno...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, miraton disa vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në m...
-
Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdẹkur
Në një kohë kur shumë njohës të rrethanave politike vlerësojnë se dialogu ndë...
-
Rritja e tarifave të energjisë, Ministria e Ekonomisë del me deklarim zyrtar
Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas raporteve të ZRrE-së, lidhur me shqyrtim...
-
“Krenari”, Ramush Haradinaj reagon pasi shqiptari nga Tirana merr komandën e një luftanijeje amerikane
Një shqiptar ka marrë komandën e një luftanijeje të marinës amerikane, duke s...
-
Manaj do të jetë nënkryetari i ri i Prishtinës, premton angazhim dhe përkushtim
Shkëmb Manaj do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Pasi Alban Zog...
-
Berat Lahu njofton për largimin nga VV, ripërsërit akuzat ndaj Gëzim Sveçlës për çështjen e pronave në Badoc
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka bërë të ditur lar...