Aktakuzë ndaj katër personave në rastin “Prishtina Jet”

Autori: Gazeta inFokus
12:41 | 07 December 2022
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar të mërkurën se pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve M.K., A.B., S.Z. dhe N.H., pasi në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa ndaj të pandehurit M.K., është ngritur aktakuzë për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.
Dyshohet se 242 persona u dëmtuan nga mashtrimet me bileta fiktive që Prokuroria pretendon se i kanë bërë të pandehurit me kompaninë “Prishtina Jet”.
“Sipas aktakuzës, të pandehurit nga viti 2020, në vazhdimësi e deri më 4 gusht 2022, përmes Agjencisë Turistike “Prishtina Jet sh.p.k”, pas një marrëveshjeje paraprake dhe në bashkëkryerje, me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme, i kanë vënë në lajthim një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh (242 tani të dëmtuar), duke i nxitur që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre përmes paraqitjes së fakteve të rreme në atë mënyrë që, i pandehuri M.K., si pronar, kurse A.B., si menaxher i agjencisë së lartcekur, u kanë shitur të dëmtuarve bileta fiktive për udhëtim me aeroplan nga shtetet e Gjermanisë dhe atë të Zvicrës për në Prishtinë dhe anasjelltas, të cilët përmes reklamimit në websajtin e tyre dhe sms-ave u kanë dërguar të dëmtuarve oferta joshëse për blerje të biletave fiktive me një çmim më të lirë se sa çmimi real, të cilat fluturime nuk janë realizuar asnjëherë ngase nuk kanë qenë të planifikuara e as të rezervuara apo të konfirmuara në sistemin e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, e as të atyre të Gjermanisë dhe të Zvicrës”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.
“Të pandehurit S.Z dhe N.H., përmes një marrëveshjeje (kontratë interne, e pa noterizuar) të nënshkruar me të pandehurin M.K., kanë krijuar një xhirollogari bankare në një bankë në Lucern të Zvicrës, të cilët në këmbim të një kompensimi prej 4 Euro për çdo transaksion kanë mundësuar shitjen e biletave fiktive të dëmtuarve në emër të agjencisë, ku pastaj mjetet e mbledhura nga shitja e këtyre biletave, prej qindra mijëra eurosh, i kanë transferuar në xhirollogaritë bankare të agjencisë në Prishtinë dhe në llogari tjera të pandehurit M.K., kurse shumën prej 26,000.02 CHF i kanë transferuar në llogarinë bankare e të pandehurit N.H., çka me këtë të dëmtuarve, u kanë shkaktuar dëm material në shumën prej 165,246.00 €, si dhe 56,981.00 CHF”, vijon akuza.
Ndërsa, i pandehuri M.K., sipas Prokurorisë, nga viti 2020 e deri më 6 maj 2022, në cilësinë e personit përgjegjës të agjencisë turistike “Prishtina Jet Sh.p.k”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror ka bërë shmangie nga pagesa e tatimeve të parapara me legjislacionin tatimor në Kosovë.
“Në atë mënyrë që pas një kontrolli të bërë në lokalin e tij nga ana e inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, është konstatuar se i pandehuri ka deklaruar rrejshëm të hyrat dhe arkëtimet e realizuara nga qarkullimi i biznesit të tij tek organet kompetente, respektivisht te ATK-ja, për periudhën e lartcekur kohore, çka me këtë ka bërë shmangie tatimore dhe ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 24,928.38 euro”, thuhet në aktakuzë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë, po ashtu, ka propozuar të konfiskohet dobia pasurore e fituar nga veprat penale.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë, po ashtu, ka propozuar të konfiskohet dobia pasurore e fituar nga veprat penale, dhe atë shuma prej 35,000.00 CHF, 4,026.00 €, një veturë e tipit “Shkoda” e vitit 2017, shuma prej 165,246.00 € dhe 56,981.00 CHF, si dhe të pandehurit të URDHËROHEN për kompensimin e dëmit të shkaktuar të dëmtuarve sipas fletëpagesave/provave materiale të këtij rasti penal”, përfundon njoftimi i gjykatës.

Të tjera
-
Mendimi për motin: Javën e parë të prillit vijojnë të reshurat e shiut, temperatura më të ulëta
Mendimi për motin – 26.03.2025 – Trendet javore Periudha jostabile me shi ...
-
Maqedonci: Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste në Ballkan
Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka folur për marrëveshjen ushtarake midis...
-
Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit
Ish ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ia lë fajin kabinetit të k...
-
‘Prank-call’ rus, Ymeri: Përmbajtja skandaloze, Kurti nisi armiqësi me zyrtarët amerikanë
Analisti politik, Visar Ymeri ka reaguar ndaj skandalit të fundit, ku kryemin...
-
Trump njofton taksa të reja tregtare prej 25% për makinat që importohen në SHBA
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar për taksa të reja tregtare prej...
-
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë
Në një mbrëmje të jashtëzakonshme bamirësie, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ar...
-
Kurti fton presidentin e Kenias të hapë ambasadë në Prishtinë pas njohjes së Kosovës
Kenia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, duke e bërë këtë një moment ...
-
Revista kroate demanton Vuçiqin: Marrëveshja KS-AL-HR u koordinua me ShBA-në dhe NATO-n
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, javën e kaluar nënshkruan në Tiranë një marrëv...
-
Ramadani: Kryeministër DUD me 35 DUDA rreth tij, tana t’zezat i tha për popullin – homofob
Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar mënyrën sesi kryeministri n...
-
Rreziku nga armët ilegale: Policia bastis një shtëpi në Shipol të Mitrovicës, kap kallashnikov e municion
Kosova po përballet me një rritje alarmante të rasteve të armëmbajtjeve pa le...
-
Osmani theksoi urgjencën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Sot, gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të BE-së, presidentja Vjosa Os...
-
Kurti “bie pre e mashtrimit”, Haziri: Më problematike ka qenë mënyra e komunikimit, përmbajtja e mendësia
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka folur lid...