Aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Kontrollit Ajror, dyshime për keqpërdorime financiare milionëshe

Autori: Gazeta inFokus
18:27 | 11 May 2022
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të cilët kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.
Të dy këta zyrtarë kanë punuar në Aeroportin e Prishtinës dhe në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror
Njëri prej tyre është ish-drejtori i kontrollit Ajror, Bahri Nuredini, shkruan FrontOnline.
Ndërsa, personi tjetër është me incialet D.M.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër dy (2) të pandehurve zyrtarë me inicialet B.N. dhe D.M. për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore nga muaji shtator 2011 deri në gusht 2018, në vazhdimësi dhe në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), të pandehurit B.N. dhe D.M e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar OE “TCN” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm.
Me këto veprime të pandehurit B.N. dhe D.M, kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)./FrontOnline
Të tjera
-
Plagoset një person në qendër të Klinës
Një person është plagosur me armë zjarri para disa minutave në Klinës. Sip...
-
Krasniqi për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt: Drejtësia herëdokur do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas dëni...
-
VoRAE dënon ashpër përjashtimin e fëmijëve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian nga “Festa e Abetarës”
10 nxënës të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian ishin anashkaluar gja...
-
Reagimi i ashpër i djalit të Hysni Gucatit
Sot në Gjykatën Speciale është shpallur vendimi për dy krerët e OVL UÇK-së, N...
-
Edhe kërcënimi me bombë në “Xhevdet Doda” doli alarm i rrejshëm
Një alarm për vendosjen e një mjeti shpërthyes të dyshuar si bombë në hapësir...
-
Hovenier: Duhet punë sistemore për të luftuar dhunën në familje
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se instit...
-
Albin Kurti takon këshilltarin kryesor të Bidenit
Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti është takuar me Këshilltarin e Sigurisë Ko...
-
Momenti kur një person goditet në fytyrë me shufër të peshave në palestrën e fitnesit
Ky është momenti tronditës kur një frekuentues palestrash nga Britania, u sul...
-
Përfundon trajnimi për Solvency II
Përfaqësues nga të gjitha kompanitë e sigurimeve në Kosovë, përfaqësues nga B...
-
Gjukanoviq: Mali i Zi e mbështet dialogun politik Kosovë-Serbi
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë që ndër problemet kyçe të...
-
Kosovari sulmohet brutalisht me thikë
Një burrë nga Kosova, 33 vjeç, gjatë një ecejake në rrugët e Mynihut, papritu...
-
Ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder i hiqen privilegjet
Në Partinë Socialdemokrate, SPD ka ende anëtarë që i janë mirënjohës Gerhard ...