Lajme

Aktakuzë ndaj dy personave për krịme lụfte në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 31 October 2024

Prokuroria Speciale e Kosovës të enjten ka ngritur aktakuzë për krime lufte në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve S.S dhe M.S.

Sipas aktakuzës, për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se në periudhën kohore 1998 – 1999, me dashje e në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale: vrasje, maltretime fizike dhe psikike, plaçkitje të pasurisë së luajtshme të popullsisë civile.

“Me këtë në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale, Krimi i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera