Aktakuzë ndaj arsimtarit që rrahu me rrip dhe ofendoi nxënëset në orën e mësimit
Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 25 July 2022
Pas raportimit në media për dhunën e një mësimdhënësi në Dragash, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tij.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.M., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, dhe “Hakmarrja” nga neni 388, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Sipas aktakuzës, me datë 13.05.2022 rreth orës 10:20 minuta, në fshatin Blaq, Komuna e Dragashit, në ShFMU “Hilmi Bahtijari”, i pandehuri/mësimdhënësi D.M., në cilësinë e personit zyrtar, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij, i keqtrajton, frikëson dhe fyen rëndë dinjitetin e personave tjerë – nxënëseve F.Z., S.Z., dhe E.H., në atë mënyrë që i njëjti sapo hyn në klasë kërkon nga nxënësit që të nxjerrin librin nga lënda e Matematikës dhe të lexojnë në heshtje mësimin e fundit, më pas kërkon nga nxënësit të dalin te dërrasa e zezë dhe të përsërisin mësimin që kishin lexuar, i pa kënaqur me përsëritjet e nxënësve, merr rripin e pantallonave nga nxënësi R.I., me të cilin me forcë i godet nxënëset në duar, duke i shkaktuar dhembje fizike, frikë dhe fyerje të rëndë të dinjitetit, të cilat keqtrajtime tek tri të dëmtuarat rezultojnë me lëndime të lehta trupore. Me këto veprime, i pandehuri D.M., ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”., thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu, i pandehuri D.M., me qëllim të hakmarrjes ndërmerr veprime të dëmshme ndaj të dëmtuarave të lartcekura, në atë mënyrë që pasi të njëjtat së bashku me prindërit e tyre më datë 14.05.2022 raportojnë të pandehurin në polici për shkak të dhunës fizike të aplikuar ndaj tyre, në mundësinë e parë që paraqiten në lëndën e Matematikës të cilën e mbanë i pandehuri/arsimtari D.M., i njëjti fillimisht në prani të gjithë nxënësve të klasës i fyen me fjalë të ndryshme, më pas të dëmtuarave në shenjë hakmarrje, ua mbyllë notat e dobëta në lëndën e Matematikës. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Hakmarrja” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Po ashtu, prokurori i ka propozuar gjykatës që t’i shqiptoj të akuzuarit dënimin plotësues – Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.
Të tjera
-
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive duhen të jenë kolegjiale brenda KQZ-së
Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se v...
-
Deri në katër orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Merdarja
Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë janë rritur. Nga mbi t...
-
Policia jep detaje për plagosjen me ạrmë zjạrri në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen Dragodan ...
-
Ky është personi që u plạgos sonte në Dragodan
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Pris...
-
Plagoset me ạrmë zjạrri një person në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Pris...
-
Aksident trafiku në Vranjevc të Prishtinës
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në lagjen Vranjevc, e njohur ndryshe ed...
-
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në Cetinje
Disa qindra malazezë kanë protestuar të premten pranë ndërtesës së Qeverisë s...
-
Pahor i bie pishman për ta pasuar Lajçakun, tregon arsyet
Ish-presidenti slloven, Borut Pahor nuk ka aplikuar për pozitën e të dë...
-
Paqartësi rreth biletës ditore, deklarohen nga Trafiku Urban
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ditën e enjte njoftoi se qytetarët e kry...
-
Vdẹs kamermani i njohur kosovar, Fatmir Bajrami
Ka vdekur në moshën 75-vjeçare ish-kameramani i RTP-së, kameramani i luftës n...
-
Krasniqi: Mërgata e gatshme të kontribuoj për fitoren e LDK-së
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, sot gjatë dit...
-
Dy të lënduar nga një aksident në Klinë, njëri nga ta po trajtohet në QKUK
Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në rrugë...