Aktakuzë ndaj 31 personave në rastin e “patentë shoferëve”
Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 31 March 2021
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, sot më 31.03.2021, pas një pune të gjatë hetimore, në kohëzgjatje rreth dy vitesh, ka ngritur aktakuzë ndaj tridhjetenjë (31) personave, me inicialet: N.LL., F.A., F.E., F.F., A.B., L.Sh., A.R., F.L., Sh.Z., E.B., D.ZH., N.B., A.M., L.A., M.M., A.T., P.T., B.J., S.RR., F.F., B.P., N.Th., S.B., E.L., D.I., E.F., M.R., H.H., M.D., L.H. dhe B.J.
Në këtë rast është gjetur se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “, nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, “Pranimi i rryshfetit në sektorin privat”, nga neni 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, nga neni 378 paragrafi 1 të KPRK-së, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve “, nga neni 391 paragrafi 1 pika 1.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare “, nga neni 426 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit “, nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së, “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të pranimit së ryshfetit në sektorin privat”, nga neni 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 30 të KPRK-së dhe “Dhënja e rryshfetit në sektorin privat”, nga neni 310 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë rast, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është deponuar edhe urdhri për shpalljen e shtatë (7) dëshmitarëve bashkëpunues dhe një (1) marrëveshje për pranimin e fajësisë.
Po ashtu në këtë aktakuzë, prokurori i rastit ka kërkuar dënimin plotësues- ndalimin e ushtrimit të profesionit për njëzetenjë (21) zyrtarë publik të përfshirë në vepra penale nga kapitulli 23 të korrupsionit zyrtar dhe kundër detyrës zyrtare, si dhe është kërkuar anulimi i testit për patentë shofer për dyzetepesë (45) kandidatë.
Prokurori i Shtetit, të njëjtën aktakuzë e ka proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë.
Të tjera
-
Reagon Latifi: Përpjekjet me e fetarizu figurën e Adem Jasharit janë projekt i UDB-së
Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas deklaratave të hoxhës Osman Musliu se ...
-
Moti gjatë ditëve të ardhshme
Java fillon me mot të ngrohtë. Nga e marta pritet përkeqësim i motit me rënie...
-
Lajm i shumëpritur për fermerët kosovarë
Në fund të muajit mars, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rura...
-
Kolona të gjata në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri
Mijëra qytetarë të Kosovës fundjavën e kaluan në Shqipëri. Ky fluks i madh...
-
Kina po e shqyrton mundësinë e kombinimit të vaksinave kundër COVID-19
Një zyrtar i lartë i Kinës për kontrollin e sëmundjeve tha se Pekini zyrtar p...
-
PDK paralajmëron konferencë për media nesër
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për medie në oborrin...
-
“Vaksinat kundër Covid-19 duhet të quhen Trumpcine”
Donald Trump ia faturoi meritat vetes për zhvillimin e disa vaksinave kundër ...
-
Shefqet Krasniqi tregon se cila parti politike i ka bërë ftesë
Hoxha Shefqet Krasniqi, ka folur rreth ofertave që ka pasur nga partitë polit...
-
NASA nxjerr një imazh spektakolar nga planeti Mars
Në Mars ekzistojnë edhe dunat blu, siç tregohet nga një imazh i ri i NASA’s n...
-
Shefqet Krasniqi tregon se a duhet të agjërojnë personat që e kanë kaluar COVID-19
Hoxha Shefet Krasniqi, ka folur rreth asaj se a duhet ta agjërojnë Muajin e S...
-
Kurti premtoi rrogë mesatare 250 euro, punëtorët kërkojnë 350 euro
Ekonomistët thonë se premtimet e bëra gjatë fushatës, vështirë të realizohen ...
-
Shefqet Krasniqi tregon se kur lejohet kontakti intim gjatë Ramazanit
Hoxha Shefqet Krasniqi ka folur rreth rregullave të agjerimit dhe gjërat që j...