Lajme

Aktakuzë kundër pesë personave për shtytje në kryerjen e veprave terroriste

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 25 January 2024

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër pesë të pandehurve L.B, B.V, E.B, A.H dhe A.S.

Sipas aktakuzës të pandehurit L.B, B.V, E.B, A.H dhe A.S, nga periudha e panjohur kohore e në vazhdimësi në bashkëkryerje, kanë shpërndarë dhe mundësuar përcjelljen e mesazheve te persona tjerë duke nxitur në kryerjen e akteve terroriste të sanksionuar.

Tutje, në njoftim thueht se ndërsa, të pandehurit L.B dhe B.V. kanë mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armët në kundërshtim me ligjin.

-Advertisement-

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor publik të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera