Aktakuzë kundër personit që ndërtoi objekt pa leje në Prevallë
Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 09 February 2022
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Ndërtimi pa leje”.
Siç njofton prokuroria, “nga data 16.09.2021 deri më datë 09.11.2021, në fshatin turistik Prevallë – Komuna e Prizrenit, saktësisht në zonën e tretë, afër rrugës kryesore Prevallë – Shtërpcë, i pandehuri kryen punë ndërtimore të kundërligjshme, në zonën e cila sipas ligjit përbën zonë të mbrojtur, në atë mënyrë që pa leje ndërtimi të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, në kundërshtim me nenin 14 të Ligjit për Ndërtim, bënë ndërtimin e tri (3) mureve mbrojtëse si dhe një (1) pllakë nga betoni, me material të vrazhdë, duke ndërhyrë në natyrë të Parkut Kombëtar “Sharri”, përkundër faktit se ka qenë i vetëdijshëm se për këtë qëllim nuk posedon leje paraprake ndërtimore të lëshuar nga organet kompetente, ashtu që në datat e lartëcekura gjatë inspektimit në terren të punimeve nga mbikëqyrësi i zonave të mbrojtura të Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” haset duke kryer punime”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime, sipas Prokurorisë Themelore të Prizrenit, i pandehuri B.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Ndërtimi pa leje” sipas KPRK-së.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.”, përfundon njoftimi i tyre.
Të tjera
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...